Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka takuar Nënkolonelin e KFOR-it dhe Zëvendës Komandantin për Detashmente të Përbashkëta Rajonale – Qendër, Karri Melanen dhe Liderin e LMT-K 9, Major Jari Pylvanainen me bashkëpunëtorin e tij z. Markus.
Kryetari Demaku falënderoi Nënkolonelin e KFOR-it për vizitën e tij si dhe falenderoi ekipen e LMT- K 9 në Drenas për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në të gjitha takimet.
Në takim u bisedua rreth sigurisë në territorin e Komunës së Drenasit, strategjisë për qenët endacak, lëvizjes së qytetarëve të Drenasit, rreth energjisë elektrike dhe aktiviteteve tjera në Komunën e Drenasit.