Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka pritur sot Ministrin e Diasporës, z. Valon Muratin, ku biseduan për mobilizimin në pritjen e bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës, për bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve të ndryshme gjatë muajve të Diasporës, për procesin e regjistrimit të diasporës si dhe për gjetjen e mundësive që komuna jonë me projekte konkrete t’u ofrohen investitorëve nga diaspora.
Gjithashtu Kryetari Demaku dhe Ministri Murati biseduan për organizimin e një takimi të përbashkët mes bizneseve të Drenasit dhe atyre të diasporës si dhe përfaqësuesve nga Komuna, që të ndërtohen marrëdhënie bashkëpunimi lidhur me mundësitë e investimeve të përbashkëta, dhe për krijimin e kushteve të favorshme që njerëzit e diasporës të investojnë sa më shumë në Drenas.