Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti Ministren për Integrime Evropiane, znjsh. Vlora Çitaku, ku u bisedua lidhur me Procesin e Ri-integrimit të personave të Riatdhesuar nga vendet e treta
Në kuadër të rangut të dytë të vizitave të gjitha Komunave të Republikës së Kosovës, Ministrja Çitaku vizitoi Komunën e Drenasit ku përgëzoi Kryetarin Demaku për punën që kanë bërë në Procesin e Ri-integrimit të personave të Riatdhesuar
për fakti që Komisioni Evropian ka rekomanduar për nisjen e dialogut për Liberalizim të vizave, ka bërë edhe Komunën e Drenasit hisenik në suksesin e përbashkët. “Komuna e Drenasit ka përmbushur të gjitha kriteret që delegojnë nga Strategjia për Integrimin e personave të riatdhesuar” u shpreh Ministrja Çitaku. Ajo gjithashtu kërkoi nga Kryetari Demaku që sistemin e shkëlqyeshëm që e kanë ndërtuar për këtë çështje të vazhdojë të mirëmbajë.
Kryetari Demaku falenderoi Ministren Çitaku për vizitën që i bëri komunës sonë njëkohësisht njoftoi me gjendjen e personave të Riatdhesuar në Komunën e Drenasit. Ai u shpreh “Kemi vizituar personat e Riatdhesuar dhe gjatë vizitës janë marrë shenime mbi gjendjen e tyre, kërkesat dhe nevojat e tyre. Gjatë vitit 2011 deri më tani kemi 63 persona të riatdhesuar. Personi i fundit që është riatdhesuar është i datës 10.11.2011. Në të njëjten kohë këta persona janë njoftuar me mundësit që mund t`iu ofroj Qeveria e Kosovës gjegjësishtë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Integrimeve Evropiane dhe se ata mund të adresohen në Komunën tonë përkatësisht në Zyren Komunale për Komunitete dhe Kthim. Në muajt e fundit numri i kërkesave është rritur pasiqë qytetarët kanë qenë më të informuar rreth Procesit të Ri-integrimit të personave të Riatdhesuar dhe nga këto raste janë kompletuar 38 kërkesa dhe janë dorëzuar në MPB-DSHAM për procedura të mëtutjeshme varësishtë prej nevojave dhe kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre kanë qenë për gjëra ushqimore dhe higjenike, për përkrahje në biznese , renovime dhe rindërtime. Nga ky fond kanë përfituar 15 persona” u shpreh Kryetari Demaku.