Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka takuar Komandantin i Detaçmente të Përbashkëta Rajonale – Qendër, Kolonel Corrado Benzi me bashkëpunëtor.
Kryetari Demaku falënderoi Komandantin e KFOR-it për vizitën e tij si dhe falenderoi ekipen e LMT- K 9 në Drenas për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në të gjitha takimet.
Në takim u bisedua rreth sigurisë në territorin e Komunës së Drenasit, që është gjendja shumë e mirë e sigurisë që nga 2009 nuk ka asnjë vrasje. U bisedua rreth migrimit dhe lëvizjes së qytetarëve të Drenasit, rreth Parkut të Biznesit që është shembull i mirë për investitorët e jashtëm, me infrastrukturë të mire, ujë dhe rrymë të pandërprerë, rreth aplikimit online për qytetarë, rreth projekteve kapitale, rreth suksesit të bizneseve të vogla dhe aktiviteteve tjera në Komunën e Drenasit.