Kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, sot priti Drejtorin e Qendrës Regjionale të OSBE – Mitrovicë, z. Bernard Burwitz, në saje të bashkëpunimit të mirë me OSBE-në, pasiqë tani Komuna e Drenasit ka kaluar në kuadër të Regjionit të Mitrovicës.
Gjithashtu u bë prezantimi i stafit të ri të OSBE-së që do ta monitorojnë Komunën e Drenasit, siç ishin znj. Jasna Dobricik dhe znj. Sevdije Buçinca.
Kryetari Demaku njoftoi përfaqësuesit e OSBE-së për zhvillimet e Komunës së Drenasit në përgjithësi, veçanërishtë për kornizën afatmesme buxhetore 2012-2014.
Ishte ky takimi i parë me përfaqësuesit e OSBE-së prejse Komuna e Drenasit ka kaluar në kuadër të Regjionit të Mitrovicës.