Në takimin me SPAK (Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës) kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, kryetari i SPAK-ut Ndue Kalaj, nënkryetari Skënder Lushtaku dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Komunës së Drenasit Ismail Bajraktari.
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, në kuadër të vizitave ne Komunat e Republikës së Kosovës për t’u njoftuar për së afërmi me të drejtat e punëtoreve, kanë qëndruar në Komunën e Drenasit. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka njoftuar SPAK-un për të drejtat e punëtoreve në Komunën e Drenasit dhe është zotuar se do të zbatohen kërkesat që dalin nga Sindikata. Ndue Kalaj, kryetar i SPAK, ka përgëzuar Komunën e Drenasit për mundësit dhe realizimin e të drejtave të punëtoreve ne Komunën e Drenasit dhe ka kërkuar që pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontratat Kolektive të gjejë zbatueshmeri edhe në Komunën e Drenasit.