Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku te martën ka pritur një takim përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjermanisë dhe KF "Kosova e Munihut" dhe Klubin Futbollistik nga Drenasi "Ferronikeli".
Demaku ka falenderuar Federatën Shqiptare të Futbollit në Gjermani për vizitën që i kanë bërë Komunës së Drenasit dhe ka përgezuar për sukseset në Gjermani. "Me aktivitetet e juaja, keni krijuar një imazh të mirë për gjithë shqiptarët në vendët perendimore dhe për këtë ju përgëzoj për këto suksese", ka thënë Demaku. Ndërsa menaxheri i FSHFGJ-së, Miftar Dragidella, ka falenderuar kryetarin Demaku për pritjen që i kanë bërë dhe ka vlerësuar të rendësishëm ndeshjen me KF "Feronikeli" që është fituese e SupërKupës së Kosovës. Kurse nenkryetari i FSHFGJ-së, Enver Muzlakaj tha se ndihen të privilegjuar që zhvillojnë një ndeshje me kartakter të tillë në Skenderaj. Ndëshja sportive ne mes te Klubit Futbollistik "Kosova e Munihut" e cila është fituese e Supërkupës në diaspor do të takohet me Klubin Futbollistik "Feronikeli" që po ashtu është fituese e Supërkupës së Kosovës në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj.