Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku në takimin që ka pasur me zëvendëskomandantin e KFOR-it, kolonelin Boian Pograjc, ka falënderuar për bashkëpunimin që kanë me njësitet e KFOR-it në Drenas dhe ka informuar mbi të gjitha proceset zhvillimore të Komunës, kurse kolonel Pograjci ka inkurajuar kryetarin Demaku se bashkëpunimi do të vazhdoi edhe me tutje.
Kryetari Demaku ka njoftuar zëvendëskomandantin e KFOR-it se Drenasi është një Komunë me nivel te kënaqshëm të sigurisë, ndërsa ne theks të veçantë e ka njoftuar Kolonel Pograjc se kanë ofruar kushte të favorshme për rinin e Drenasit dhe janë duke vazhduar në përmirësimin e kushteve të tyre. Gjithashtu Kryetari Demaku ka njoftuar edhe për mënyrën e ndarjes buxhetore të Komunës dhe projekteve që janë duke i implementuar dhe që kanë në plan t’i kryej. Ndërsa zëvendëskomandanti i KFOR-it, Kolonel Boian Pograjc është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që ka Komuna e Drenasit me LMT-në e KFOR-it në Drenas.
