Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti përfaqësuesen e GIZ-it, znj. Gabriela Becker, me ç’rast u bisedua rreth projektit për mbledhje dhe menaxhim të mbeturinave në Komunën e Drenasit.
Projekti fillimisht do të fillon në dy fshatra të mëdha, në Komoran dhe Tërstenik, për të vazhduar me fshtrat tjera. Kryetari Demaku, ka kërkuar nga te gjithë qytetarët që të kujdesen për një ambient më të pastër dhe njëherazi t’i paguajnë shërbimet për mbledhjen e mbeturinave.