Kryetari i Komuëns së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka mbajtur takimin e parë për këtë vit me qytetarë ku merrnin pjesë drejtor të drejtorive komunale, administratorë të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe OJQ.
Takimin e ka hapur kryetari i Komunës, z. Demaku i cili para të pranishmëve ka prezentuar dhe informuar pjesëarrësit për të arriturat, aktivitetet, projektet dhe sfidat gjatë përiudhës janar-qershor të këtij viti si dhe planet e Komunës gjatë pjesës tjetër të vitit. "Ne jemi të angazhuar që edhe këtë vitë të përfundojmë projektet të cilat i kemi planifikuar, si sfid është paraqitur falja e borgjeve dhe procesi i legalizimit, ndërsa projekti për menaxhimin e mbeturinave ka shkuar si duhet, ku deri më tani janë në sherbim mbi 80 për qind e territorit dhe deri ne fund të këtij viti planifikimi është që të ketë mbulueshmëri ne gjithë vendin. Janë afersisht 85 projekte që gjatë këtij viti do të lidhen me operatoret ekonomik për t’i kryer punimet në infrastrukturë për të permirësuar jetën e qytetarëve", ka thënë kryetari Demaku. Ndërsa të pranishmit kanë shtruar pyetje dhe kanë dhënë propozimee sugjerimet e tyre për përfaqësuesit e zgjedhur komunal lidhur me realizimin e prokejteve të planifikuara për vitin 2016 dhe për propjektet që janë të planifikuara për vitin e ardhshëm.