Në takimin lamtumirës me komandën e LMT-së në Drenas, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur, ndërsa ka mirëpritur edhe ekipën e re të këtij njësiti ushtarak. Majori në largim i LMT-së për Drenasin, Heik Kuula, ka thënë se Drenasi për KFOR-in ka qenë një model i bashkëpunimit që ka lehtësuar punën e dyanshme, ndërsa ka potencuar se Drenasin do ta kujtojnë si një praktikë e frymës në punën reciproke. Kryetari z. Nexhat Demaku, u ka siguruar komandës së re të këtij njësiti se do të vazhdojnë edhe me tutje bashkëpunimin. Edhe udhëheqësi i ri i këtij ekipi, Ansi Kaunonen ka thënë se praktikën e mirë të bashkëpunimit mes Komunës dhe LMT-së do të trashëgoj me të njejtën dinamikë të punës.