Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, priti në zyrën e tij Kryesuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, z. Samuel Zhbogar, i cili e vizitoi Komunën e Drenasit si pjesë të fushatës “Është koha për Evropë”.
Pas takimit në zyre, Kryetari Demaku dhe z. Zhbogar dhanë një deklaratë për media, pastaj mbajti një ligjëratë nxënësve të Gjimnazit "Gjergj Kastrioti – Skënderbeu", dhe në fund vizituan projektin e BE-së – renovimi i oborrit të shkollës fillore "Rasim Kiçina " në Drenas, zbatuar në kuadër të Programit të BE – “Kosova e bukur”.