Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka pritur në takim, kryetarin e Asociacionit Austriako-Kosovar, z. Gunther Gehlinger dhe z. Gunther Dress, ekspert i turizmit nga Bayerni i Gjermanisë, me të cilët diskutuan për mundësin e bashkëpunimit të Komunës së Drenasit si motra në Gjermani dhe Austri.
Kryetari Demaku ka njoftuar të pranishmit në këtë takim, për gjendjen aktuale në Komunën e Drenasit, me theks të veçant për mundësitë që Komuna e Drenasit ofron për investitorët e huaj, duke përmendur Parkun e Biznesit dhe vendet tjera që janë përparësi e mirë për zhvillimin e biznesit. Ndërsa z. Fehlinger nga ana tjetër, ka njoftuar kryetarin Demaku se Asociacioni që ai drejtion ka filluar të krijoj kontakte ndërmjet Komunave në Austri dhe atyre në Kosovë. Në kuadër të kësaj nimse, javë më parë në Kosovë kishte qendruar edhe Kryetari i Komunës Lassee të Austrisë i cili kishte shprehur gatishmërinë që të filloj bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, bashkëpunim ky i cili do të bentë binjakëzimin e Komunave simotra. Në këtë takim, u dakorduan që Kryetari Demaku së shpejti të vizitoj Komunën Lassee në Austri. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtor të Drejtorive Komunale si dhe anëtarë të Kuvendit të Komunës së Drenasit.