Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti Komandantin e Stacionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, të cilët biseduan rreth çështjes së sigurisë në Komunën së Drenasit, në veçanti rreth zhvillimeve të fundit pas largimit të 85 punëtorëve nga ana e “ Feronikelit”.
Kryetari Demaku vlerëson punën e Komandantit të Policisë së Drenasit në menaxhimin e situatave të krijuara pas zhvillimeve të fundit në Drenas.
Temat tjera që u diskutuan në këtë takim që paraqiten si shqetësuese janë: përdorimi i armëve në dasma, parandalimi i zjarreve në hamullore në sipërfaqe të korrura me grurë, si dhe aksidentet në komunikacion.