Kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, ka pritur në zyrën e tij Komandantin e Detaqmentit të Përbashkët Rajonal (Qendër) të LMT-së së KFOR-it, z. Mikael Christoffersson, të cilin e njoftoj për zhvillimet komunale të sigurisë, për zgjedhjet lokale, për ekonomin dhe bashkëpunimet me LMT-në dhe Policinë e Kosovës.
Kryetari Demaku falënderoi komandantin z. Christoffersson për vizitën që i ka bërë Komunës së Drenasit dhe njoftoi për territorin dhe popullsinë që ka Drenasi. Theks të veçant, z. Christoffersson nga z.Demaku është njoftuar edhe për të gjitha zhvillimet komunale rreth sigurisë dhe projekteve të cilat i ka realizuar Komuna. Ndërsa Komandanti i Departamentit të Përbashkët Rajonal të LMT-së së KFOR-it, z. Christoffersson, ka ofruar sërish përkrahjen e bashkëpunimit të KFOR-it dhe të Komunës.