Kryetari i Komunë së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti një delegacion nga Franca të cilët ndihmuan Komunën e Drenasit përkatësisht QKMF “Dr. Hafir Shala” me inventar dhe material shëndetësor, gjithashtu pajisen Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shotë Galica” në Tërdec me inventar dhe material shkollor.
Kryetari i delegacionit “Mission Humanitaire inter Grandes Ệcoles” falenderoi Kryetarin Demaku me bashkëpunëtor për pritjen e bërë, dhe shprehu knaqësinë që gjenden në vendin tonë dhe që u njoftuan me popullin dhe kulturën e Drenasit.
Pas takimin me Kryetarin, delegacioni vazhdoi me aktivitetet tjera në Komunën e Drenasit.