Pas besimit të dhënë nga qytetarët me 3 nëntor të vitit të kaluar, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku të hënën zyrtarisht ka prezantuar qeverin komunale me të cilën do të udhëheq Komunën e Drenasit për katër vitet e ardhshme.
Kryetari ka përzgjedhur në stafin e tijë këtë përbërje:
Sherif Krasniqi – Nenkryetar
Xhemë Binaku – Drejtoria e Administratës Komunale
Sadik Tahiraj – Drejtoria e Arsimit
Betim Berisha – Drejtoria e Urbanizmit
Milaim Hajdari – Drejtoria e Inspektoratit
Arsim Haxhiu – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Hamdi Krasniqi – Drejtoria e Financave
Mehdi Kurrumeli – Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës
Skender Hasi – Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik
Hyrije Xhemajli – Thaqi – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
Agron Dubovci – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Pas prezantimit të drejtorëve është caktuar edhe rendi i ditës për këtë mbledhje.
Kryetari Demaku nga kjo qeverisje, ka kërkuar që të respektohet orari i punës dhe të këtë disiplinë, të reduktohen shpenzimet, të nxirret rregullorja për të rregulluar transportin, të kontraktohet një firmë për mirëmbajtjen e sheshit, të qytetit dhe të gjitha fshatrave dhe rregullimi i bibliotekës se qytetit.
Komuna e Drenasit ka kompletuar organet udhëheqëse të dala nga zgjedhjet e fundit lokale edhe në legjislativ, ku është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit dhe Anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa.
