Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku përmes kësaj letre ju drejtohet familjes Shala nga fshati Vërboc i Komunës së Drenasit me ngushëllimet me të thella për vrasjen e dy familjarëve të vrarë nga dora makabër në Maribor të Sllovenisë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku përmes kësaj letre ju drejtohet familjes Shala nga fshati Vërboc i Komunës së Drenasit me ngushëllimet me të thella për vrasjen e dy familjarëve të vrarë nga dora makabër në Maribor të Sllovenisë. “Ne emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit ngushëlloi familjen Shala të fshatit Vërboc për humbjen e familjarëve të tyre. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vrasjen e Abedin Shalës dhe djalit të tij Gëzimit. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm e Drenasin por gjithë Kosovën. Dënojmë aktin makabër të kryer ndaj Abedin e Gëzim Shalës”.