Më rastin e 14-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Fatos Krasniqi, Valdet Xhemajlaj, Vesel Demaku e Afrim Hajdari dhe martirëve të fshatit Abri, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku së bashku me bashkëpunëtor nga Komuna e Drenasit bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Abri dhe Negroc të Drenasit. Pas homazheve Kryetari Demaku së bashku me bashkëpunëtorët kanë vizituar familjen e dëshmorëve Fatos Krasniqi dhe Valdet Xhemajlaj si dhe familjen Deliu.