Të premten pasdite mijëra qytetarë nga Kosova i dhanë lamtumirën e fundit familjes Berisha nga fshati Vasilevë i Komunës së Drenasit. Në varrezat e fshatit ishin mbledhur shumë përsonalitete në varrimin e tre anëtarëve të familjes së Veli Berishës, i cili tragjikisht nga një bombol gasi humbi jetën të enjtën pasdite me nënen e tij dhe bashkëshortën, ndërsa u lënduan dy fëmijë. Më këtë rast, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, tha se për Kosovën dita e enjëte ishte një tragjedi e cila nuk do të harrohet. “Jemi mbledhur sot këtu që t’i japim lamtumirën e fundit anëtarëve të familjes së Veli Berishës, të cilët tragjikisht humbën jetën në një tragjedi e bomboles së gasit. Komuna do të jep maksimumin që të ndihmoj këtë familje sidomos fëmijet e Veliut”, ka thënë Demaku.
Ndërsa Komuna e Drenasit është përkujdesur për shpenzimet e ditës së varrimit dhe ka ndarë 5 mijë euro për familjen Berisha.