Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të rëniës së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina dhe bashkëlufetarit të tij, Ragip Halilaj, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor komunal, kanë berë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac të Skenderajt. Kryetari Demaku, me këtë rast tha se lufta e lavdishme e Heorit të Kosovës Rasim Kiçina dhe dëshmorit Ragip Halilaj janë dëshmitë më të forta se Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka rezistuar në mbrojtje të vendit kundër okupatorit shekullor serb.