Me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Fehmi Lladroci, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku së bashku me një delegacion nga Komuna e Drenasit bënë homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Shkabaj të Drenasit.
Pas homazheve Kryetari Demaku së bashku me delegacionin kanë vizituar familjen e dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladroci, ku më kërë rast ka thënë se “Fehmiu dhe Xheva gjithmonë kanë qenë burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftetarët duke u dhënë inspirim atyre, por edhe duke qenë në ballë të fushëbetejave", ka thënë Demaku.