Më rastin e 14-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, Fehmi Lladrovci dhe Dëshmorëve të tjerë, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku së bashku me një delegacion nga Komuna e Drenasit dhe Kuvendi i Komunës bënë homazhe te Kompleksi i Varrezva të Dëshmorëve në fshatin Shkabaj të Drenasit. Pas homazheve Kryetari Demaku së bashku me delegacionin kanë vizituar Familjet e Dëshmorëve.