Në takimin që ka mbajtur kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me përfaqësuesit e kompanisë holandeze “Hofplant” është diskutuar mundësia e bashkëpunimit ne sferën e bujqësisë, më saktësisht ne sektorin e hortikulturës.
Kompania në fjalë ka kërkuar nga Komuna e Drenasit një sipërfaqe të caktuar të tokës bujqësore ne të cilën do të realizoj projektin e kultivimit të fidanëve, pemëtarisë dhe luleve dhe ne këtë mënyrë të ngrisin kapacitetet prodhuese dhe të jenë edhe distributor të këtyre prodhimeve për të gjithë rajonin e Ballkanit. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, përshëndeti mysafiret si dhe shprehi gadishmerinë e Komunës së Drenasit për t’i ofruar kompanisë “Hofplant” bashkëpunim dhe shqyrtimin e kërkesës së tyre dhe ne bazë të procedurave të parapare me Ligj të bëjë procedimin me kohë ne mënyrë që projekt i rëndësie për Komunën tonë të realizohet me sukses. Demaku gjithashtu njoftoi për potencialet e tokës bujqësore të Komunës së Drenasit për zhvillimin e bujqësisë, ku mbi 550 hektar të tokës bujqësore është ne sistemin e ujitjes.