Gjatë ditës së hënë, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, kanë inspektuar për së afërmi rrugët në territorin e Komunës rreth mirëmbajtjës së rrugëve gjatë sezonit dimëror. Gjatë vizitave, kryetari Demaku ka inspektuar rrugët me të largëta në vendet malore, si në fshatin Gradicë, Godanc, Likoshan, Gllanasellë dhe fshatra të tjera, ku shihet se ne të gjitha këto fshatra është bërë intervenimi nga operatori i kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve. Po ashtu kryetari Demaku, është njoftuar për së afërmi nga banorët rreth mirëmbajtjes së rrugëve gjatë këtyre ditëve, mëgjithatë ka kërkuar nga qytetarët një kujdes të shtuar mëqe temperatuat këto ditë kanë shënuar rënie të dukshme. Kujtojmë se Komuna e Drenasit, më kohë ka kryer procedurat për kontraktimin e operatorëve ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve, ku më qëllim të lehtësimit të shërbimit, ky projekt është ndarë në dy lloto. Vlenë te theksohet se gjatë këtyre ditëve është bërë intervenimi në zonat urbane, në fshatra si dhe rendësi e veçant i është dhënë rasteve me hemodializë dhe kërkesave të qytetarëve në rastet familjare. Këtë vit me kohë është pastruar komplet trotuari nga Drenasi deri në Poklek, ku frekuentohet nga nxënësit e shkollave të mesme.