Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku më bashkëpunëtorë komunal dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 16 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Drenasit dhe Ditës së Dëshmorëve kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve.
Me këtë rast kryetari Demaku tha se 14 Qershori i vitit 1999 mbetet një prej datave me të rëndësishme të historisë së Drenasit, datë kjo e cila u bë sinonim i arritjeve që përfaqësojnë përpjekjet e vazhduara të popullit shqiptar të Kosovës në luftën e pa ndalur me sakrifica të panumërta të bërjes shtet të lirë. Ndërsa Sali Xhemajli, përfaqësues i organizatave të UÇK-së, dega në Drenas tha se liria e Kosovës ishte nisur shekuj me parë për tu kurorëzuar me 14 Qershor të vitit 1999. A vlerësoi se gjykimet që po behën karshi luftës së lavdishme janë politike dhe të padrejta dhe festat e tilla edhe sot po behën të zymta kur përfaqësuesit e denjë të luftës së lavdishme nuk ndodhën për të festuar së bashku mundin dhe sakrificën. për liri e pavarësi.