Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Agron Dubovci dhe drejtues të Klubit të Futbollit "Feronikeli", u takuan sot me Ministrin për Kulturë, Rini e Sport, z. Kujtim Shala në zyret e MKRS, ku biseduan rreth renovimit të stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi”. Gjatë takimit u dakorduan që të bashkëfinancojnë projektin për renovimin e stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, stadium ky në të cilin kryejnë përgatitjet dhe zhvillohen lojët e KF "Feronikelit".