Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku dhe Ministri i MMPH, z. Dardan Gashi kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për financim të një projekti, me ç’rast Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndihmuar Komunën e Drenasit në projektin “Rregullimi i sistemit të ujësjellësit në lagjen e Dëshmorëve” në Drenas të Ri.
Sipas këtij Memorandumi, vlera për projektin “Rregullimi i sistemit të ujësjellësit në lagjen e Dëshmorëve” të cilën do ta financoj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë 90.000 euro, me qëllim të përmirësimit të gjendjes mjedisore në Komunën e Drenasit.
Memorandumi i Mirëkuptimit do të fillojë të zbatohet nga dita e sotme.