Kryetari Demaku dhe Ministri Agani përurojnë fillimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit Drenica
12/05/2015 00:00
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti në zyrën e tij Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Aganin i cili ka vizituar Komunën e Drenasit dhe së bashku vunë gurëthemelin e fillimit të punimeve të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica dhe mbrotja e tij”.
“Kemi ardhur sot këtu për të përuruar projektin për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, që do të ndikoj në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe vërshimeve. Ky projekt është madhor i cili ka një kosto rreth 1.6 milion euro, për tri vite, ku në vitin 2015 janë paraparë 400 mijë euro, në 2016 janë paraparë 500 mijë euro dhe vitin 2017 janë paraparë 700 mijë euro”, ka thënë Ministri Agani.
Kryetari Demaku falenderoi Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Aganin për vizitën e tij si dhe për bashkëpunimin. “Ky projekt është ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Drenasit, ku përveq rregullimit të shtratit të lumit Drenica me gjatësi rreth 6 km, është me rëndësi edhe mbrojtja nga ujrat e zeza, si dhe mbrojtja e tokave në të dy anët e lumit nga vërshimet të cilat toka mund të shfrytëzohen nga qytetarët e komunës sonë.” – ka thënë Kryetari Demaku. Ai gjithashtu foli për katër projektet tjera që ka Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.