Më rastin er shënimit të 18 vjetorit të rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, disa deputet të Kuvendit të Kosovës, drejtor të drejtorive Komunale, asambleist të Kuvendit Komunal dhe shumë qytetarë benë homazhe dhe venë kurora lulesh pranë varrit të heronjve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë.
Më këtë rast, kryetari Demaku ka thënë se historia e Kosovës është e heronjve, dëshmorëve dhe martitreve tanë dhe se Fehmiu e Xheva mbeten figurat më eminente të historisë së Kosovës.