Më rastin e shënimit të shtatëdhjet vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, kryetari i Komnunës së Drenasit z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor ka bërë homazhe tek varri i tij në fshatin Polluzhë të Drenasit. Me këtë rast, ai tha se "vepra heroike e Shaban Polluzhës është përcjell me dekada te brezat e heronjëve kombëtar duke u sublimuar me heronjët e luftës së lavdishme të UÇK-së për t’i dhënë fund sakrificës së madhe të okupatorit serb". Kryetari Demaku ka takuar edhe djalin e heroit të Kosovës Shaban Polluzha.