Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së dëshmorëve Bejtë Rexhepi, Fehmi Rama dhe Naim Tiku, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor kanë berë homazhe tek varrezat e tyre.
Fillimisht kryetari Demaku ka vënë buqet lulesh tek varri i dëshmorit Fehmi Rama në varrezat e fshatit Likovc ku pushon trupi i dëshmorit Rama, pastaj kurora lulësh ka vënë edhe tek varrezat e dëshmorëve në Polac të Skenderajt, përkatësisht tek varri i dëshmorit Bejtë Rexhepi dhe Naim Tiku.