Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku më bashkëpunëtor kanë bërë homazhe te kompleksi memorial në Prekaz.
Kryetari Demaku tha se lufta e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari bëri kthesë historike të pashlyeshme dhe të pakthyeshme për lirin e vendit. "Data 5, 6 e 7 Marsit na kujton sublimimin e familjes Jashari ne krye me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, por na kujton edhe përgjegjësit që kemi para vetes", ka thënë Kryetari Demaku.