Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi i shoqëruar nga Ministri i Tregtisë dhe Indsustrisë Bernard Nika, Ministin e Financave Besim Beqaj, kryetarin e Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, dhe kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliun kanë vizituar Parkun e Biznesit në Drenas.
Kryeministri Thaçi viziton Parkun e Biznesit në Drenas, merr si shembull të biznesit në Kosovë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi i shoqëruar nga Ministri i Tregtisë dhe Indsustrisë Bernadr Nika, Ministin e Financave Besim Beqaj, kryetarin e Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, dhe kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliun kanë vizituar Parkun Industrial në Drenas. Pas vizitave në bizneset prodhuese në Parkun e Biznesit dhe takimin me përfaqësuesit e këtyre kompanive prodhuese, kryeministri Thaçi tha para mediave se Parku i Biznesit në Drenas është shembulli më i mirë në Kosovë për zhvillimin e biznesit me standardet evropiane. "Ndihem shumë krenar duke parë nga afër këtë qender biznesit që ka arritur standardet e larta evropiane, ka gjeneruar me qindra vende punësimi. Këtu janë vendosur bizneset të cilat kanë drejtpërsedrejti janë në prodhim dhe i suguroj këto biznese so do të jenë fitues të Fondit për Punësim. Parku i Biznesit në Drenas është shembulli më i mirë në Kosovë se si zhvillohet biznesit dhe për punën që zhvillohet në këtë qendër inspirohem nga prodhimet vendore", ka thënë Thaçi. Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka vlerësuar punën dhe angazhimin e bizneseve prodhuese në Parkun e Biznesit. "Kjo është një qendër ku më së miri zhvillohet biznesi kosovar, sidomos prodhimi, janë dhjetra fabrika të cilat kanë në prodhim dhe në një përiudhë të shpejt do të jenë të gjitha bizneset në prodhim", ka thënë kryetari Demaku.