Komuna e Drenasit ka organizuar kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsin. Kjo festë kaloi në atmosferë kremteje për të gjitha femrat e administratës komunale dhe anëtaret e Kuvendit të Komunës. Ndeja u mbajt në një restorant të qytetit të Drenasit, ku kishte edhe program muzikor-argëtues, një drekë solemne dhe nga një abazhur për dhuratë feste.