Duke u bazuar në vendimin të Kuvendit të Komunës nr. 400-7083 të datës 19.02.2014 për caktimin e kritereve për ndarjen e bursave komunale për studentet e rregullt në universitete publike në Republikën e Kosovës,Drejtorati për Arsim në Komunën e Drenasit shpallë konkursin për ndarjen e 80 ( tetëdhjetë ) bursave komunale për studentë për periudhën 10 (dhjetë ) mujore për vitin akademik 2013/2014, siç vijon:
a. Studentë të rregullt në Universitetin e Prishtinës ( nga viti i dytë e deri tek apsulventet),si dhe studentet në studimet posdiplomike (Master ),
b. Studentët me notë mesatare 8.00 e më të lartë gjatë studimeve (çertifikatën e notave origjinale),
c. Studentët me notë mesatare 7.50 e më të lartë gjatë studimeve (çertifikatën e notave origjinale) për studentë të fakultetit teknik,
d. Studentët me notë mesatare 7.50 e më të lartë gjatë studimeve (çertifikatën e notave origjinale) për studentë të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, studentë më asistencë sociale, studentë me nevoja të veçanta,studentë të familjeve të zhdukurve, studentë të familjeve më viktima civile, studentë të familjeve të burgosurve politikë dhe për dy apo me shumë studentë në një familje dhe
e. Studentët që nuk janë përfitues të bursave të tjera.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PЁR APLIKIM:
1. Aplikacioni i mbushur qartë,
2. Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim ose patentë shoferi),
3. Çertifikatë e notave e vitit akademik 2013/2014,
4. Kopja e INDEX-it dhe
5. Kopje të vërtetimeve të kërkuara ( origjinale ) nën pikën d.
Aplikacioni për konkurrim merret në zyrën e Drejtoratit për Arsim, kati i parë, nr. 41. dhe dorëzohet në arkivin e Komunës së bashku me dokumentet e lartcekura ndërsa dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit nuk do të shqyrtohen.
Konkursi mbetet i hapur 15 ( pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.