Komuna e Drenasit ka shqyrtuar situatën me mungesën e ujit të pijes për qytetarët në ditët e verës. Në mbedhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, kjo temë ka nxitur reagimin e të gjithë anëtarëve të këtij organi komunal.
Pas debatit të gjerë, u vendos që të dilet më një komunikatë, me të cilën u bën apel qytetarëve të komunës së Drenasit që mos të ketë kyçje ilegale, sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta pasiqë sikur të parandalohen këto dukuri negative si shpërdorimi i ujit të pijshëm, kapaciteti prodhues i ujit të pijes është i mjaftueshëm dhe mbulon shtrirjen e rrjetit në tërë territorin tonë.
Ndërsa Komuna kërkon nga KUR “Prishtina” që të ndërmarrë masa ndaj keqpërdoruesve të ujit dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë me inspektorët komunalë në mënyrë që të pengohen keqpërdoruesit e ujit, qoftë edhe pas orarit të punës. Me këtë, ia bëjmë me dije edhe KUR “Prishtina” se ajo është përgjegjëse kryesore për menaxhimin me ujin e pijes, identifikimin e rasteve të keqpërdorimit, po ashtu edhe duhet të nxjerrë me kohë njoftimin e shfrytëzuesve me orarin eventual të reduktimeve të ujit. Ne ua bëjmë me dije edhe qytetarëve se reduktimet grupore ndaj tyre janë pa bazë ligjore. Kur dihet shkalla e lartë e përgjegjes së tyre ndaj këtij ofruesi të shërbimeve për qytetarët. Por edhe duhen angazhuar për të eliminuar të gjithë ata që keqpërdorin ujin e pijes për qëllime tjera.
Komuna ka investuar shuma të mëdha parash për ngritjen e kapaciteteve në ujësjellësin lokal, prandaj kërkon nga KUR “Prishtina” që të mbajë furnizim të rregullt për shfrytëzuesit e ujit që kryejnë obligimet ndaj shërbimeve të kompanisë së ujit.