Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor, ka organizuar një iftar ku ishin të ftuar Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas në kryer me kryetarin e BIK-ut për Drenas, mulla Mehdi Kastratin, komandantin e Stacionit Policorë në Drenas, z. Driton Morina, përfaqësues të LMT-së në Drenas dhe përfaqësues të Kuvendit të Komunës.
Më këtë rast kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë organizimin, veçanërisht përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas për kontributin e tyre të dhënë për ruajtjen e tolerancës fetare në Komunën e Drenasit dhe ka përgëzuar për maturinë që kanë treguar me rastet e fundit. Ndërsa Kryetari i BIK-ut në Drenas, mulla Mehdi Kastrati ka shpreh falënderim për Komunën e Drenasit në organizmin e iftarit dhe ka shtuar se me këtë rast Komuna ka respektuar të gjithë komunitetin mysliman të Drenasit.