Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK ka dhuruar donacion një veturë të tipit Toyota për Komunën e Drenasit, përkatësisht për Zyrën Komunale për Kthim dhe Komunitete.
Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka falenderuar përfaqësuesit e UNMIK-ut për donacionin e dhënë Komunës së Drenasit. "Ju falenderoj që keni përzgjedhur Komonën e Drenasit të dhuroni këtë donacion të një veture e cila do të shërbej për Zyrën Komunale për Kthim dhe Komunitete për kryerjen e shërbimeve më efikase për përsonat e riatdhesuar. Gjithashtu ju shprehi falenderim edhe për donacionet e më hershme që i keni bërë Komunës së Drenasit", ka thënë kryetari Demaku. Ndërsa përfaqësuesja e UNMIK-ut Jennifer Brush ka thënë se "ndihem e gëzuar që sot gjindem në Komunën e Drenasit për të cilën kamë degjuar shumë dhe kam përshtypjen e mirë të punës që kryhën në këtë vend. Uroj që kjo veturë të mundësoj kryerjen e shërbimeve për Zyrën Komunale të Kthimit dhe të Komuniteteve", ka thënë Brush.