Me rastin e kremtimit të Ditës së Dëshmorëve dhe 14 vjetorit të Çlirimit të Drenasit, Komuna ka organizuar aktivitete të shumta për shënimin e këtyre ngjarjeve historike.
Qeveria Komunale e Drenasit ka përgatitur programin për shënimin e 14 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të kësaj Komunë dhe shënimit të Ditës së Çlirimit. Për të madhështuar këtë ditë në orën 10:00 do të behën homazhe në varrezat e Dëshmorëve, pastaj në orën 11:00 do të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit Komunal në Sallën e Kuvendit. Në shkollën e Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në orën 13:00 do të behët zbulimi i Bustit të Heroit Kombëtar Rasim Kiçina, ndërsa këtë ditë përfundon edhe Turniri Tradicional Memorial në Futboll të Vogël “Rasim Kiçina”që për 15 ditë është organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës. Turniri do të përmbyllet ne orën 14:00 me dy ekipet që shkojnë në finale. Pas shumë aktiviteteve të tjera kulturore e artistike në orën 18:00 do të mbahet manifestimi qendror me një program të pasur artistik në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”. Ndaj ftohën qytetarët e Komunës së Drenasit që t’i bashkëngjitën kësaj dite të rëndësishme.