Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z.Sokol Krasniqi ka inspektuar sot në Komoran punët të cilat janë duke u kryer rreth implementimit të projektit për pastrimin e deponive të egra. Pastrimin e këtyre deponive është duke e kryer Kompania “Pastrimi”. Ky projekt komunës i ka kushtuar rreth 10 mijë euro. Krasniqi tha: Ju bëj apel të gjithë qytetarëve që të ngrisin vetëdijën për të mbajtur një ambient me të pastër kudo, sepse është pasqyrë e mirë nëse mbahet një ambient i pastër. Ne kemi hartuar disa projekte për të ruajtur ambientin, mirëpo me keqardhje gjendja nuk ka shënuar ndonjë përmirësim, sepse mungon edhe vetëdijësimi i qytetarëve për të ruajtur ambientin.