Me një vlerë prej 8000 mijë eurosh nga programi i Drejtorisë së Urbanizmit, Komuna e Drenasit ka ndihmuar pajisjen e zyrave të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së të kësaj komune.
Në një organizim promovues, mbajtur në lokalet e reja të këtyre organizatave, ku merrnin pjesë edhe drejtues ekzekutivë e legjislativë komunalë, me në fjalë rasti u falënderua kryetari i OVL të UÇK-së, Enver Hajdari, që shprehu falënderim për ndihmesën e komunës për ish-pjesëtarët e luftës çlirimtare. Ai ka ndarë edhe mirënjohje për kryetarin e komunës, Kuvendin e Komunës dhe për drejtorin komunal të Urbanizmit. Drejtues komunalë thanë se kjo është hera e dytë që po ju shtrijmë dorën këtyre organizatave, fillimisht duke ua ndarë zyrat e reja dhe rregulluar ato e tani dhe me pajisje orendish për katër zyra, si dhe me teknologji informative: kompjuterë, printerë etj.