Krahas futjes në zbatim të aplikimit online për pajisje me dokumente të gjendjës civile, Komuna e Drenasit ka nënshkruar edhe me Postën e Kosovës një kontratë mbi kryerjen e shërbimeve universale postare dhe shërbime të veçanta.
Nënshkrimi i kësaj kontrate nga drejtuesit e këtyre dy institucioneve, kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku dhe kryeshefit të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, përveç tjerash, do të ndihmojë edhe qytetarët që aplikojnë online për dokumente në Komunë, të pranojnë këto dokumente në adresat e tyre shtëpiake ose të banimit, pa pasur nevojë të vijnë ata në zyrat komunale.
Dokumentet të cilët mund të merren nga ky aplikacion janë:
Ekstrakti i Lindjes
Certifikata e Lindjes
Certifikata e Martesës
Cerfitikata e Vendbanimit
Certifikata e Shtetësisë
Certifikata e Vdekjes
Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe mundësi për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile. Qytetarët të cilët nuk kanë kaluar procesin e kompletimit të të dhënave në Sistemin e Gjendjes Civile duhet të paraqiten fizikisht në zyrat e gjendjes civile ku e kanë të regjistruar lindjen, pastaj mund të aplikojnë online.
Ju dëshirojmë suksese gjatë aplikimit!