Komuna e Drenasit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik edhe këtë vit ka subvencionuar fermeret e kësaj Komune në projektin e serave.
Me qëllim të zhvillimit të bujqësisë intensive dhe krijimin e kushteve më të mira për kultivimin e perimkulturave në ambientet të mbyllura, serave, edhe këtë vit ka vazhduar subvencionimi I fermerëve të kësaj komune. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik ka ndarë 45 sera bujqësore të një hapsirë prej 10 metrave katrorë, ndërsa numërohen gjithsejt mbi 200 sera të së njejtës madhësi që ka ndarë Komuna. 70 për qind të shumës ka subvencionuar Komuna, ndërsa 30 tjera përfituesit e këtij granti. Ky projekt është vazhdimësi e projekteve bujqësore që ndahën për sezona, ndërsa qëllimi i këtij projekti është që të ndikoj në shtimin e prodhimitarisë vendore të perimeve. Kjo do të ndikoj edhe në cilësin me të mirë të produketeve të një konkurenve me të denjë në vendin tonë.