Nga programi buxhetor i subvencioneve, Komuna ka ndarë bursa për 142 studentë në vlerë prej 20 mijë eurove për pjesën e parë të viti akademik të studimeve
Me vendimin e kryetarit të Komunës, z.Nexhat Demaku, Komuna ka ndarë bursa te vlerës prej 20 mijë eurove për 142 student të kësaj komune për periudhën e parë të vitit akademik 2012/13, ndërsa edhe për pjesën e dytë të vitit akademik, po ashtu nga subvencionet do të ndahen mjete prej rreth 40 mijë euro për përfituesit e bursës. Në bazë të këtij vendimi janë caktuar edhe kriteret e konkursit. Kriteri i parë i marrjes së kësaj burse ka qenë nota mesatare 7.5 e me lartë, pastaj studentët e familjes së ngushtë që është në asistencë sociale, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve, të familjeve të zhdukurve dhe student që kanë 3 student nga një familje.