Komuna e Drenasit ka marrë vendim që të ndalohet praktika e mbrëmjeve për semimaturë që të mbajnë organizmin e ceremonive festive në ambientet hotelerie
Komuna e Drenasit duke u bazuar ne Ligjin rreth detyrave dhe përgjegjësive të Arsimit, ka marrë vendim për ndalimin e mbajtjes se semimaturës jashtë objekteve shkollore ku ata kanë kryer mësimin obligues. Drejtoria për Arsim duke pas për bazë të drejtën e institucioneve arsimore për të organizuar ceremoninë festive për nxënësit e klasave të nënta me pëlqimin paraprak edhe të prindërve, lejon që ky aktivitet të mbahet vetëm në lokalet e institucioneve arsimore. Organizimi i këtij ceremoniali festiv mund të mbahet vetëm gjatë ditës ndërmjet orës 08:00-20:00.