Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit është mbajtur tubimi i me publikun dhe kanë marrë pjesë, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, nenkryetari Sherif Krasniqi, drejtor të drejtorive, përfaqësues të fshatrave e lagjeve dhe qytetarët.
Në këtë tubim me qytetarët e Komunës së Drenasit është diskutuar për akvitetet e Komunës të kryera në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe planifikimi i gjashtëmujorit të dytë. Kryetari i Komunëes, z.Nexhat Demaku ka njoftuar pjesëmarrësit për akvitietet e Komunës, ndërsa pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje dhe kanë dhënë propozimet e tyre përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorinë e parë dhe të dytë dhe çështjet tjera në interest ë qytetarëve të Komunës.