Në ambientet e Komunës së Drenasit u mbajt takim me temën: Furnizimi me ujë të pijes për qytetin e Drenasit.
Në takim morën pjesë: Ajet Demiri, Drejtor i Urbanizmit, Ilaz Shala, Grupi i Ekspertëve, Ismet Baliu, Kompania e Ujësjellësit Rajonal-Drenas, Sokol Krasniqi, Drejtor i Shërbimeve Publike, Xhemë Binaku, Drejtor i Administratës së Përgjithshme dhe Ariana Sadiku-Inspektore Sanitare.
Rendi i ditës në këtë takim ishte:
1. Furnizimi pandërprerë i ujit të pijes,
2. Furnizimi i pamjaftueshëm me ujë të pijes në zonat e larta,
3. Shqyrtimi i mundësive për eliminimin e trubullimit të ujit nga të reshurat,
4. Të ndryshme.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u diskutuan dhe në fund dolën këto rekomandime:
1. Të rritet kapaciteti i ujit të pijës,
2. Të identifikohen përdoruesit illegal në rrjetin e ujësjellësit,
3. Rezervuari i ujit të pijes në Feronikel të jetë mbi 50% e kapacitetit
4. Nese kemi reduktime të ndahen në zona dhe orar të caktuar, dhe të lajmërohen,
5. Të sillen raportet e analizave rreth cilësisë së ujit,
6. Mbrojtja e kanalit të ujit nga kompania e“Ibër Lepencit”,
7. Funksionimi i flokulatorit,
8. Të bëhet një shkresë Iber Lepencit, institucioneve të larta qeveritare për parandalimin e ndotjes së kanalit,
9. Të ndalojhet ndotja e rezervuareve të ujit nga Feronikeli.