Njoftohen të gjithë banorët e Komunës së Drenasit se më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të shpejta për qytetarët tanë, përkatësisht qytetarët të cilët kanë ardhur nga mërgata, të cilët këtë kohë e shfrytëzojnë për pushime në vendlindje, Komuna e ka zgjatur orarin e punës së shërbyesve civilë në zyrat e ofiqarisë.
Orari në këto zyre në sektorin e gjendjes civile, përkatësisht zyreve të ofiqarisë, nga data 09.07.2013 (e martë) do të zgjatet deri në orën 18:00. Orari i punës zgjatet për të ju lehtësuar qytetarëve kryerjen e shërbimeve me dokumente personale, sidomos mërgatës. Zgjatja e orarit të punës është bërë në zyret e gjendjes civile në Komunë dhe ne të gjitha zyret tjera (bashkësi lokale), Komoran, Arllat, Abri e Eperme, Dobroshec dhe Tërstenik. Njoftohën të gjithë qytetaret se mund të ju adresohen këtyre qendrave për t’u paisur me dokumente që ata kërkojnë.