Komuna e Drenasit më qëllim të ofrimit të shërbimeve më të shpejta për qytetarët tanë në sezonin e verës, përkatësisht për qytetarët të cilët kanë ardhur nga mërgata ka zgjatur orarin e punës deri në orën 18:00.
Zgjatja e orarit të punës në sektorin e gjendjes civile (ofiqarisë) është edhe në kuadër të memorandumit të nënshkruar nga Kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku me Ministrinë e Diasporës z.Valon Murati. Më këtë rast ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se zgjatja e orarit të punës fillon nga 1 korriku deri në fund të gushtit. Zgjatja e orarit të punës behët në të gjitha zyret e gjendjes civile; qendra në Komunë, Komoran, Arllat, Tërstenik, Dobroshec dhe Abri e Epërme. Orari i punës zgjatet për të ju lehtësuar qytetarëve kryerjen e shërbimeve me dokumente personale, sidomos mërgatës.